04 Maj 2024

Dogana parandalon 22 raste kontrabandimi

Prishtinë, 3 tetor - Gjate javës së fundit Dogana e Kosovës ka parandaluar 22 raste të tentim kontrabandimi me mallrat të ndryshme.

Vetëm gjatë fundjavës oficerët doganore kanë konfiskuar mallra të kontrabanduara të cilat arrijnë vlera të larta, duke tentuar t’i shmangen taksave Doganore.

Gjatë ditës së shtunë saktësisht me 1 tetor në Vërmicë oficerët doganore pas ndaljes për kontroll të një veture të markës Audi me targa të Kosovës që po kalonte (hynte nga Shqipëria) përmes kësaj pike kufitare, kanë zbuluar të fshehur në ulëse sasi të narkotikeve.

Sasia e narkotikeve të zbuluar është 7.7 kg e llojit Marihuane (Canabis Sativa). Personat e involvuar në këtë rast janë shtetas Kosovare, që të dy janë arrestuar nga Policia Kufitare e Kosovës.

Po të njëjtën ditë, në aeroportin ndërkombëtare të Prishtinës, oficeret doganore kanë zbuluar numër te madh tekstilit me vlerë të lartë nga një udhëtarë i cili sapo kishte arritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Personi në fjale për të iu shmangur taksave doganore, ka kaluar nëpër kanalin e gjelbër, mirëpo është ndalur nga oficerët doganore për kontroll detal, ku në valixhe kanë vërejtur sasi të mallrave.  Vlera e mallrave te zbuluar kap shumën 10,088.88 euro.

Edhe në dy raste të tjera të zbuluara gjatë ditës së shtunë në Aeroportin ndërkombëtare të Prishtinës, oficerët Doganore kanë zbuluar pajisje të ndryshme për teknologji informative,  telefona mobil te markave te ndryshme si Iphone4, Nokia, Sony Ericson etj, të gjitha këto arrijnë vlerën mbi 2000 euro.

Mallrat e zbuluara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rastet i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje Doganore, po ashtu ndaj personave të involvuar në rastet e cekura me larte, u janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)