22 Mars 2023

Dogana mbledh 75 % të hyra për buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 18 maj -  “ Doganat e Kosovës kanë shënuar sukses të pakontestueshëm dhe rangohen lartë për nga shkalla e profesionalizmit, si në mesin e institucioneve vendore ashtu edhe në nivel të rajonit, por edhe më gjerë” , ka deklaruar sot para studentëve të Kolegjit ‘Pjetër Budi” , drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica.

Huruglica, i cili mbajti një ligjëratë të hapur para studentëve të drejtimit ‘Doganë e Shpedicion” të Kolegjit , ka nënvizuar se buxheti i Kosovës edhe më tej mbështetet në masë të madhe nga Doganat e Kosovës.

Sipas tij rreth 75 për qind e të hyrave buxhetore në nivel vendi sigurohen nga puna e palodhshme e 600 punonjësve të ‘Doganave të Kosovës’, mirëpo, si ka shtuar Huruglica “janë edhe sferat tjera në të cilat po shënohen suksese të një pas njëshme, si në fushën e mbrojtjes së ekonomisë së ligjshme, po edhe në sferën e sigurisë.
 
Si ilustrim të efikasitetit të punës së këtij institucioni, drejtori i Doganave të Kosovës, përmendi edhe vlerësimin që atij i bëri Komisioni Evropian gjatë vitit 2009, kur ‘Doganat’ u vlerësuan pakrahasueshëm më mirë se instituicionet e tjera.

Huruglica është ndalur edhe në problemet e funksionimit të doganave në veri, të cilat, siq ka vlerësuar ai “po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës për 30 milionë euro në vit”, pastaj në cështjet që përkojnë me liberalizimin, pastaj me nismat e reja që pritet të rrumbullakësohen me hapje të pikave të reja kufitare, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)