26 Mars 2023

Dogana konfiskon mallra të falsifikuara

Prishtinë, 29 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se dje në degën doganore të Vërmicës oficerët doganorë kanë bërë ndalimin e mallrave të falsifikuar, respektivisht të mbathje sportive me origjinë nga Kina.

Bazuar në dispozitat ligjore 03/L-170/2009 Masat Doganore  për Mbrojtje të të Drejtës së Pronësisë Intelektuale, Dogana e Kosovës ka autoritetin ligjor për të ndërmarr veprime të tilla.

"Me arritjen e kontejnerit nga Kina në pikën e Vërmicës kompania kosovare ka parashtruar kërkesën për zhdoganim, gjatë procedurës së zhdoganimit oficerët doganor që kanë bërë inspektimin e mallit dhe kanë vërejtur që në kontejner janë 780 palë mbathje sportive për fëmijë të markës tregtare NIKE", thuhet në njoftimin e doganës. 

Këto mallra menjëherë janë konfiskuar dhe do t’I nënshtrohen masave të parapara me ligjin për Masat Doganore  për Mbrojtje të të Drejtës së Pronësisë Intelektuale.

Gjithashtu sot në pikën e Hanit të Elezit oficerët doganor kanë konfiskuar poashtu produkte të tekstilit të markës tregtare NIKE të cilat janë të falsifikuara. 
 
Dogana e Kosovës i inkurajon të gjitha kompanive të cilët importojnë mallra origjinale të aplikojnë në Doganën e Kosovës për mbrojtjen e markave tregtare të tyre ashtu që ne të ndërmarrim masat doganore për mbrojtjen.

Kurse Dogana paralajmëron kompanitë të cilat importojë mallra të falsifikuara se këto lloj mallra mund t’i nënshtrohen konfiskimit dhe shkatërrimit nëse vërtetohen se shkelin të drejtën e Pronësisë Intelektuale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)