Dogana konfiskon cigare pa banderola

Prishtinë, 1 qershor - Oficerët e Doganës së Kosovës (DG) së bashku me inspektorët e ATK-së kanë ushtuar kontrolle në rajonin e Mitrovicës ku janë bastisur 5 lokacione në të cilat dyshohet se kishte sasi të kontrabanduara të duhanit. 
Gjatë këtij operacioni  kanë marr pjesë afër 30 zyrtar të Doganës dhe ATK të cilët kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore Mitrovicë. Bastisjet kanë pasur cak 2 lokale në Mitrovicë, 1 lokal në Vushtri si dhe 2 shtëpi private në Vushtrri. Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar sasi e cigareve dhe duhanit pa pulla fiskale (banderolla), thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
 
Bastisjet kanë rezultuar me kapjen e një sasie të konsiderueshme të duhanit: 1552 paketime (1 paketim = 200 copë  cigare) të duhanit të llojeve të ndryshme  si King, MT, Drina, San Soverigan, Classic, etj. Bruto duhan i pa paketuar (refuz) afër 30 kg dhe Filtera për duhan refuz afër 10.000 copë
Tërë sasia është konfiskuar dhe procedura kundërvajtse është iniciuar,  priten edhe ngritja e kallëzimeve penale kundër të dyshuarve për kontrabandim dhe tregtim të mallrave me akcizë, ka njoftuar Dogana.
Dogana e Kosovës rregullisht ushtron kontrolle por gjithashtu kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të cilët mund të ndihmojnë në luftimin e informalitetit.
 















