20 Prill 2024

Dogana ka konfiskuar municion dhe naftë e kontrabanduar

Prishtinë, 30 qershor - Sot rreth orës 12:30 në Aeroportin e Prishtinës Dogana e Kosovës ka ndaluar dy persona në kanalin e gjelbert që vinin nga Gjermania. Tek ata është vërejtur se bartnin nje pako të zezë, pasi janë ndaluar kutia e zezë është futur në skener dhe dhe është vërejtur se në atë kuti ka armatim.

 

Zyrtarët doganor kanë marr pakon e zezë dhe edhe së bashku me policinë kanë gjetur këto lloje të armëve të zjarrit:

1.    Shoot Gun TAKTICAL/12 Gauge, Model: REMINGTON 870 TAKTICAL, 1 copë,
2.    Pistoletë, HECKLER & KOCH, Modeli: MARK 23, Kalibi 45 Auto, 1 copë,
3.    KARABIN gjuetie – gjysmë automatik, Model BROWING BARR II, 1 copë,
4.    Karikator për Pushkën Gjysmë automatike KARABIN, 2 copë,
5.    Karikator për Pistoletën HECKLER, kalibri 45x10 2 copë,

Gjithashtu kontroll është ushtruar edhe në bagazhet e bashkëudhëtares së tij, ku janë gjetur sasi të municionit. Pas kontrollës detale të valixheve kemi gjetur këto lloje të fishekëve:

1.    Fishekë për KARABIN Gjuetie – 40 copë,
2.    Fishekë për SHOOT GUN TAKTICAL – 10- copë,
3.    Fishekë për Pistoletë HECKLER – 150 copë.
4.    Dylbi BUSHNELL ELITE 3200, 3-9x40 – 1 copë.

Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)