25 Prill 2024

Dogana fillon operacionin ndërkombëtar KLADIUS

Vermicë, 9 maj - Sot oficerët doganor kanë arritur të parandalonin një rast të tentim kontrabandës me duhan përmes automjetit të udhëtareve.

Dogana e Kosovës në kuadër të operacionit ndërkombëtar KLADIUS ku janë duke marr pjesë  Doganat e Ballkanit perëndimor ka gjetur rezultatet e para në luftën kundër kontrabandës.

Sot njësit e Doganës pjesëmarrëse në operacion kanë ndaluar një automjet që vinte nga republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme.  

Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.  

Operacioni  KLAUDIUS  fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore.

 Ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)