Dogana fillon një aksion në pjesën veriore të Mitrovicës

Mitrovicë, 15 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se njësit e doganës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara. 
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë së në ketë aksion Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. 
Deri tani sipas tij janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara. 
Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare.  
  















