02 Maj 2024

Deficiti tregtar i Kosovës 2 miliardë euro

Prishtinë, 13 shkurt - Shkëmbimet tregtare të Kosovës me vendet e tjera kanë shënuar një rekord të ri gjatë vitit 2011.

Një rekord që është negativ për Kosovën, pasi bilanci në mes të eksportit dhe importit, që njihet si deficiti tregtar, është thelluar edhe më shumë. Gjatë 12 muajve të vitit 2011, deficiti tregtar i Kosovës ka qenë 2 miliardë e 166 milionë euro.

Rritja e diferencës në mes të importit e eksportit ka ndodhur meqë importi ka vazhduar të rritet me ritme më të shpejta se eksporti.

Eksportet e Kosovës gjatë vitit 2011 kanë pasur vlerën 313 milionë euro. Kurse importet kanë shënuar rekord duke arritur vlerën e 2 miliardë e 479 milionë eurove.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga raportet 12-mujore për tregtinë e jashtme të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës. Kjo agjenci ka publikuar se fundmi raportin për tregti me jashtë për muajin dhjetor.

Enti i Statistikave ka publikuar të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin dhjetor, duke i përmbyllur kështu publikimet e përmuajshme për vitin 2011.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)