25 Prill 2024

Countryman: Bllokimi i mallrave nga Kosova shkaktare Serbia

Washington, 22 korrik - Zëvëndes ndësndihmës sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve nga Serbia, ishte rrjedhojë e bllokadës së mëparshme tregtare që Serbia kishte vendosur kundër Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Countryman tha se shtyrja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për muajin shtator, lidhet me çështjen e bllokadës.

“Vendimi për të anuluar bisedimet e kësaj jave ishte rrjedhojë e mosgatishmërisë së qeverisë së Serbisë që të heq bllokadën ndaj mallrave të Kosovës”, është shprehur ai.

Ndër të tjera Countryman theksoi se është shumë e rëndësishme që Beogradi të përmbushë reformat e brendshme dhe të ketë marrëdhënie sa më të mira më fqinjët.

Nga ana tjetër, ai e vlerësoi si shembull të mirë që Beogradi përmbushi detyrimin ndaj Gjykatës së Hagës, duke arrestuar të akuzuarin për krime lufte, Goran Haxhiq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)