Çmimi i një fuçie me naftë bruto ka rënë poshtë 93 dollarë

New York, 16 maj - Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët të 6 muajve të fundit.
Çmimi i një fuçie me naftë bruto ka rënë poshtë 93 dollarëve amerikanë.
Kontrata për 1 fuçi nafte bruto e tipit amerikan për qershorin në bursat aziatike sot ka rënë në 92,76 dollarë, kurse 1 fuçi nafte bruto londineze e tipit Brent për qershorin sot është këmbyer me 110,31 dollarë.