28 Mars 2024

Çmimi i naftës pësoi një ulje të lehtë pas uraganit "Irene"

New York, 31 gusht - Çmimi i naftës pësoi një ulje të lehtë sot paradite në shkëmbimet elektronike në Azi, për shkak të rënies së ndjeshme të kërkesës pas mbylljes së aeroporteve të bregut lindor të SHBA-së, gjatë kalimit të uraganit "Irene", bënë të ditur analistët.

Në shkëmbimet elektronike të mëngjesit, një fuçi naftë "light sweet crude" për lëvrim në tetor ra me 13 centë në 85,24 dollarë dhe një fuçi Brent e Detit të Veriut humbi 28 centë duke shkuar në 111,08 dollarë.

Sipas analistëve, kërkesa për karburant ra ditët e fundit në bregun lindor për shkak të mbylljes së tre aeroporteve të Nju Jorkut, të cilët pritet të rihapen sot, dhe mungesës pothuajse totale të qarkullimit, ku banorët qëndruan në shtëpi gjatë kalimit të uraganit.

Kjo ulje e kërkesës për karburant ndikoi në çmimin e naftës edhe pse rafineritë nuk u prekën nga stuhia.

"Pres që çmimi i naftës të ulet sërish sot", deklaroi Victor Shum, i kabinetit të këshilltarëve Purvin and Gertz në Singapor.

"Rafineritë që ndodhen në pjesën e bregut lindor nuk janë dëmtuar. Kërkesa ra për shkak se njerëzit qëndruan në shtëpi dhe aeroportet u mbyllën", shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)