30 Prill 2024

Çmimi i gazit natyror shënuan rënie për 4.3 për qind

Amsterdam, 11 maj - Çmimi i gazit natyror për megavat-orë në Evropë shënoi rënie për 4.3 për qind sot, pas raporteve se Rusia u tha blerësve evropianë se pagesat e gazit do të jenë të mundshme pa shkelur sanksionet.

Për qershor, tregtimi në pikën virtuale të gazit natyror me bazë në Holandë (TTF), u regjistrua rënie e çmimit për megavat-orë në Evropë në 89,75 euro, sot në mëngjes nga 93,78 euro pas mbylljes të hënën.

Lajmet se vendet evropiane mund të vazhdojnë t'i bëjnë pagesat e gazit natyror Rusisë pa shkelur sanksionet ndikuan në rënien e çmimeve.

Sistemi i pagesave përfshin hapjen e dy llogarive në bankën e autorizuar, Gazprombank, për transferimin e fondeve në euro ose dollarë. Gazprombank do të shesë valutën e huaj në Bursën e Moskës MICEX-RTS dhe do t'i transferojë të ardhurat nga rubla në llogarinë speciale të blerësit në rubla.

Gazprombank më pas do të transferojë fondet rubla nga llogaria e blerësit në llogarinë e Gazprom në Gazprombank.

Kompania ruse e energjisë Gazprom ndaloi dërgesat e gazit në Poloni duke theksuar mosrespektimin e pagesës së gazit me rubla.

Duke u kthyer më shumë nga gazi natyror i lëngshëm si një alternativë ndaj gazit natyror, së bashku me motin më të ngrohtë në pranverë dhe muajt e ardhshëm të verës, po ndihmon në lehtësimin e presionit mbi çmimet e gazit natyror.