05 Mars 2024

Çmimi i Bitcoin-it u rrit 10 për qind, kalon mbi 30 mijë dollarë

New York, 13 maj - Çmimi i Bitcoin-it u rrit me më shumë se 10 për qind duke shkuar mbi 30 mijë dollarë sot,.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe sipas kapitalit total të tregut, ka filluar të rimëkëmbet pasi ra nën 27 mijë dollarë të enjten, e nxitur nga paniku që shkaktuan shitjet e investitorëve.

Shifra e mëparshme më e ulët u regjistrua më 28 dhjetor 2020 kur vlera e saj ra në 26.144 dollarë, sipas shifrave zyrtare.

Kriptovaluta më e njohur në botë ka humbur 55 për qind në vetëm gjashtë muaj pasi arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave prej 69 mijë dollarë në nëntor.

Vlera totale e tregut të kriptove ishte 1.31 trilion dollarë që nga mëngjesi i sotëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)