02 Maj 2024

Çmimi i arit kap rekordin

New York, 21 prill - Çmimi i arit është rritur mbi 1.500 dollarë për ons, për herë të parë pasi shqetësimet për rimëkëmbjen e ekonomisë globale cuan në “parajsë” vlerën e metalit të çmuar.

Në tregun e Hong Kongut, ari kapi rekordin e 1.500,70 dollarë për ons, vlerë që sipas tregtarëve vjen si pasojë e rishikimit të ekonomisë së SHBA nga organizata Standard & Poors.

Ndërkohë, edhe argjendi preku nivelin më të lartë pas 31 vitesh prej 44.34 dollarë për ons.

Analistët kanë qenë të ndarë mbi mendimin nëse çmimi mund të rritet më tej dhe po presin të shohin nëse tregtia në Evropë dhe SHBA do të vazhdojë me të njëjtin vrull që është konstatuar në Azi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)