03 Maj 2024

Çmimet gjatë 2011 në Kosovë janë rritur për 9. 7 për qind

Prishtinë, 26 dhjetor - Sipas raportit të Stabiliteti Financiar të bërë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës presionet inflacioniste të cilat filluan të shfaqen që nga gjysma e parë e vitit 2010 vazhduan të jenë të pranishme edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2011.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 sipas këtij raporti shënoi një rritje vjetore prej mesatarisht 9.7 përqind, që paraqet një normë relativisht më të lartë të inflacionit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur inflacioni shënoi një normë mesatare prej 1.4 përqind, përderisa gjatë gjysmës së parë të vitit 2009, ekonomia e Kosovës kishte shënuar një normë mesatare të deflacionit prej 2.6 përqind.

Rritja e çmimeve në ekonominë e Kosovës kryesisht është shkaktuar nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe posaçërisht nga rritja e çmimeve të drithërave dhe karburanteve.

Raporti i BQK-së vlerëson së vala e fundit e rritjes së çmimeve në vend në masën më të madhe është shkaktuar nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore të cilat ndikuan me rreth 7 pikë përqindje në gjithsej inflacionin si rezultat i peshës më të madhe në shportën e konsumatorit në Kosovë.

Edhe çmimet e karburanteve (në kuadër të çmimeve të transportit) paraqesin një kategori me ndikim të rëndësishëm për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në vend, me kontribut prej rreth 1 pikë përqindje në normën e përgjithshme të inflacionit.

"Ndjeshmëria e lartë e nivelit të çmimeve në Kosovë nga lëvizjet e çmimeve në tregjet globale vërehet edhe në Figurën 10, ku shihet se trendi i indeksit të çmimeve të konsumit dhe të prodhimit në Kosovë ka ndjekur trend shumë të ngjashëm me indeksin e çmimeve të mallrave të importuara", thuhet në raport.

Ndikimi i madh i çmimeve të importit edhe në çmimet e prodhimit tregon për një mbështetje mjaft të madhe të prodhimit vendor në importin e lëndës së parë nga jashtë.

Në gjysmën e parë të vitit 2011, çmimet e produkteve të importuara, shprehur përmes Indeksit të Çmimeve të Importit shënuan rritje vjetore prej mesatarisht 11.5 përqind.

Ndërsa, çmimet e produkteve të prodhuara në Kosovë, shprehur përmes Indeksit të Çmimeve të Prodhimit, shënuan rritje vjetore prej mesatarisht 8.9 përqind.

Rritja e çmimeve të prodhimit në Kosovë ishte kryesisht rezultat i rritjes së çmimeve në industrinë e nxjerrjes së mineraleve metalike, në industrinë produkteve ushqimore dhe pijeve, etj.

Si rezultat i zbutjes së inflacionit, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2011, kundrejt muajve të parë të këtij viti, norma reale efektive e këmbimit u zhvlerëisua ndaj valutave të partnerëve tregtar, që paraqet një zhvillim pozitiv për ekonominë e Kosovës.

Ndërsa, deri në mars të vitit 2011, REER e Kosovës kundrejt valutave të partnerëve tregtarë (sidomos me vendet e EU) u vlerësua në masë të konsiderueshme, duke bërë produktet e Kosovës më pak konkurruese në tregjet e jashtme.

Faktori kryesor i cili ndikon në nivelin e REER të Kosovës kundrejt partnerëve tregtarë vazhdon të jetë niveli i inflacionit, i cili në Kosovë është më i lartë se sa në eurozonë dhe në vendet e CEFTA-s.

Sidoqoftë, zhvlerësimi në tremujorin e dytë të vitit 2011 paraqet shenjë inkurajuese për prodhuesit vendor në rritjen e konkurueshmërisë së produkteve të tyre në tregjet e 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)