12 Maj 2024

Çmimet e konsumit shtrenjtohen për 0.4 për qind

Prishtinë, 13 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare publikoi sot  Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin Dhjetorë 2011 sipas të cilit Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.4 për qind në muajin Dhjetor 2011 krahasuar me muajin Nëntor 2011

Çmimet e konsumit të pasqyruara në këtë publikim janë mbledhur  nga datë 10 deri 20 të muajit Dhjetor 2011, në 10 qendra të Kosovës.
 
Ngritje të çmimeve sipas ASK-së pati te: perimet për 7.3  për qind me një ndikim prej 0.3  për qind,  qumështi  produktet e tij dhe vezët për 1,7 për qind me një ndikim prej 0,1  për qind. Ndërsa rënie të çmimeve pati te: buka dhe drithërat për -0.5 për qind dhe  pemët për -2.8 për qind  me një ndikim prej -0,1 për qind. 

ASK bën të ditur se shkalla e inflacionit e matur në muajin Dhjetor 2011 me muajin Dhjetor 2010 ishte  3.6 për qind.  Ndërsa për Dhjetor 2010/Nentor 2010  ka qenë (1.0 për qind)

Mesatarja vjetore e IÇK-s për vitin 2011 nga viti 2010 pati rritje për 7.3 për qind që shkalla e inflacionit mesatarja e viti 2011-  me mesataren vjetore viti 2010 është  7,3 për qind .

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë në vitin 2011(muaji maj 2002=100) arriti 121,8 konkretisht viti 2011 krahasuar me vitin 2010 pati një ngritje prej  7,3 për qind.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve te buka dhe drithërat (27,4 për qind) me një ndikim prej 2,8 për qind. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal  (14,9 për qind)-(nafta dhe benzina) me një ndikim prej 0,8 për qind.

Vajrat dhe yndyrat (28,2 për qind) me një ndikim prej 0,7 për qind. Mishi (4,8 për qind), sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsirat (17,7 për qind) që secila grup me një ndikim prej 0,4 për qind. Duhani (4,7  për qind), veshja (3,4 për qind) që secila grup me një ndikim prej 0,3 për qind.

Qumështi, djathi dhe vezët (4,7  për qind), pemët  (6,1 për qind), kafeja,çaj dhe kakao (13,0 për qind) që secila grup me një ndikim prej 0.2 për qind. Uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3,8 për qind), pijet alkoolike(9,4 për qind), këpucët (2,1  për qind), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (0,7 për qind), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2,5 për qind), shërbimet hoteliere (4,6 për qind) dhe kujdesi personal (2,3 për qind) që secila grup me një ndikim prej 0.1 për qind. Si dhe disa grupe të konsumit me një ndikim te përbashkët prej 0,3 për qind në IÇK-it.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)