05 Maj 2024

Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 1.2 për qind

Prishtinë, 15 nëntor - Enti i Statistikave të Kosovës, Departamenti  i statistikave Ekonomike dhe Llogari Kombëtare  sot publikoi, Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), muaji Tetor 2011.

Sipas të dhënave që ka grumbulluar sektori për përpunimin e çmimeve në mes të muajve shtator  dhe  tetor 2011,  çmimet e konsumit në Kosovë  u ngritën për 1.2 për qind , ndërsa  shkalla e inflacionit (indikator ky që rezulton nga ndryshimi në mesë të Indekseve të çmimeve të konsumit gjatë 12 muajve) gjatë muajit tetor 2011 krahasuar me muajin tetor  2010 ishte 4.7 për qind.
 
Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 1.2 për qind në muajin tetor 2011 krahasuar me muajin shtator 2011.

Ngritje e  çmimeve kryesisht vërehet te rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera për 22.9 për qind (shkaku i ngritjes së çmimeve është aplikimi i tarifave dimërore të energjisë elektrike nga data 1/tetor/2011-31 mars/ 2012), pastaj pati ngritje te perimet për 3.9 për qind, mishi për 1.3 për qind, veshje për 1.1 për qind dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal (nafta dhe benzina) për 1.1 për qind.

Në këtë periudhë u vërejt edhe rënie e  çmimeve te  buka dhe drithërat për  3.7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët  për 2.0 për qind, pemët për 4.9 për qind dhe shërbimet për transport (rënie e çmimeve të fluturimeve ajrore-aeroplan)  për 5.8 për qind.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)