29 Prill 2024

Çmimet e konsumit në Kosovë bien për 0.1 për qind

Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia e  Statistikave të Kosovës, Departamenti  i statistikave Ekonomike dhe Llogari Kombëtare sot publikoi, Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), muaji Nëntor 2011.

Në mes të muajve Tetor dhe Nëntor 2011, indeksi i tërësishëm i  çmimeve të konsumit në Kosovë patë  rënie  prej -0.1 për qind.

Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te pemët për -8.1 për qind, buka dhe drithërat për -1.3për qind dhe sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat për -2.2 për qind. 

Ngritje e çmimeve  në këtë periudhë u vërejt  te  perimet për 3.5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët  për 1.5 për qind dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal (nafta dhe benzina)për 1.1 për qind. 

Indeksi i Çmimeve të konsumit (IÇK) gjatë periudhës njëvjeçare  Nëntor  2011 me Nëntor 2010 në tërësi shënoi rritje të çmimeve për  4.2 për qind.

Kryesisht  ngritje të çmimeve janë vërejt   te përdorimi i pajisjeve për transportin personal nafta dhe benzina për  14.3 për qind, po ashtu edhe te gjerat ushqimore si: buka dhe drithërat për 6.2 për qind, qumështi,  djathi dhe vezët për  3.9 për qind,  mishi për 7.1 për qind, pemët për 6.3 për qind,  sheqeri, reçeli, mjalta , çokollata dhe ëmbëlsirat për  8.7 për qind,  kafja, çaji dhe kakao për  10.3për qind, vajrat dhe yndyrat për  5.7 për qind, veshja për 3.0për qind,  këpucët për  3.4 për qind.   

Ndërsa  për periudhën e njëjtë rënie e  çmimeve u vërejt te  rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (rënie e çmimeve të druve për djegie) për -0.7për qind dhe shërbimet për  transport (transporti  ajror) për -3.4për qind.

Ndryshimi mujore Nëntor  2010 me Tetor 2010 ishte 0.4 për qind

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)