20 Prill 2024

CEO merr konfirmime për pjesëmarrje në panairin EXPOKOS

Prishtinë, 31 janar - Panairi më i madh në botë i fushës së ndërtimit, i njohur me emrin “BAU” i cili u mbajt nga 17 deri me 22 janar 2011 në Munih të Gjermanisë përfundoj punën me sukses duke shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të ekspozuesve si dhe rritje rekorde të numrit të vizitorëve nga të gjitha anët e globit.

Congress & Event Organization si kompani lidere në fushën e organizimit të panaireve në Kosovë dhe rajon ishte e vetmja e kësaj lëmie nga vendet e rajonit që mori pjesë dhe u prezantua me stendën e saj në këtë eveniment të madh global duke e futur Kosovën në listën e 46 vendeve të përfaqësuara suksesshëm në këtë panair.

Gjatë ditëve sa zgjati “BAU 2011” stenda e CEO-s u vizitua nga një numër i madh i menaxherëve të kompanive ndërkombëtare të cilët morën informata të shumta nga stafi i CEO-s në lidhje me panairet e specializuara ndërkombëtare që CEO organizon në Kosovë.

Gjatë panairit, përfaqësuesit e CEO-s, para një audience të rëndësishme mbajtën prezantime në lidhje me mundësitë që përmes panaireve ndërkombëtare në Kosovë të krijohen ura të bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në vendin tonë dhe rajon.

Menaxherët, specialistët dhe vizitorët e shumtë në panairin BAU 2011 shfaqën interesimin e tyre në lidhje me panairin ndërkombëtar të Ndërtimit, Energjetikës, Teknikës dhe Mobilerisë ˝EXPOKOS˝ që mbahet çdo vit në Prishtinë dhe i cili është shndërruar në një pikëtakim si më i rëndësishmi i këtyre fushave në Ballkanin perëndimor. 

Interesimi i kompanive nga Gjermania, nga vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë për të marrë pjesë në panairin EXPOKOS ka qenë i lartë, duke na befasuar për të mirë edhe me njohuritë dhe informacionet që përfaqësuesit e kompanive kishin për sektorin e panaireve ndërkombëtare në Kosovë.

Lulzim Krasniqi, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun thotë: “Prezantimi ynë ka qenë shumë i kënaqshëm. Kemi pasur një takim me kompanitë e interesuara ku e shpalosëm profilin e panairit Expokos si dhe mundësitë që ofron ky panair për firmat evropiane e nga bota që të vijnë të prezantohen në Kosovë.”

 Krasniqi thekson se me mbi 350 ekspozues, rreth 50 përqind e të cilëve të huaj, ExpoKos-i është një nga panairet kryesorë të degës në rajon. Krasniqi është optimist se ky vit do të sjellë deri në 400 ekspozues.

“Konfirmime për pjesëmarrje në panairin EXPOKOS në Prishtinë, edicioni i radhës i të cilit do të mbahet nga 18-21 maj, kemi marrur qysh në takimet e para me kompani të huaja."

Njëra nga firmat që ka treguar interes të marrë pjesë në panairin e Prishtinës është Marley. Kompania gjermano-veriore është një nga emrat kryesorë në tregun evropian për tubacione plastike, dyer palosëse dhe aparatura sanitare. Megjithëse me disa mallra kompania mbulon gati gjysmën e tregut evropian, në Kosovë deri tani ajo ka vetëm një klient.

Në fund të panairit, përfaqësuesit e CEO-s u ndanë tejet të kënaqur me prezantimin e tyre në panairin “BAU 2011” duke qenë të inkurajuar se interesimi i kompanive të huaja për Kosovën do të sjellë rezultate konkrete në drejtim të rritjes së investimeve të tyre në vendin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)