13 Maj 2024

Bursat reaguan pozitivisht pas samitit të Bashkimit Evropian

Londër, 2 shkurt - Samiti i Bashkimit Evropian (BE) i mbajtur më 30 janar shkaktoi reagim pozitiv në tregjet financiare evropiane.

Bursat kryesore evropiane kanë shënuar rritje një ditë pas samitit. U ul  interesi i borxheve vendore të Italisë, të Spanjës etj.
 
Analistët janë të  mendimit se marrëveshjet e arritura në këtë samit dhe 4 masat për mekanizmin e stabilitetin financiar të paraqitura nga udhëheqësit e vendeve të Eurozonës dhanë shenja pozitive.

Liderët e Eurozonës miratuan mekanizmin e stabilitetit ekonomik në Evropë dhe planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshje në mbledhjen e ministrave të financave në Eurozonë, për rifitimin e besimit të tregut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)