28 Prill 2024

Bursat europiane reaguan pozitivisht

Frankfurt, 29 dhjetor - Bursat evropiane shfaqën dje një farë optimizmi pas rritjes së kërkesës për bonot e borxhit afatshkurtër të Italisë.

Në ankandin e sotëm, kostoja e borxhit afatshkurtër italian u përgjysmua, me sa duket për shkak të paketës së re të masave shtrënguese të qeverisë së kryeministrit Mario Monti si dhe masave të Bankës Qendrore Evropiane.

Megjithëse shkëmbimet në bursat evropiane sot ishin me vëllim të pakët, çmimet e aksioneve patën ngritje si rrjedhojë e përgjysmimit të kostos së borxhit italian. Bonot afatshkurtra u shitën mesatarisht me një interes 3.5 përqind.

Ky ishte ankandi i parë që kur Banka Qendrore Evropiane u akordoi bankave të eurozonës kredi trevjeçare me vlerë 490 miliard euro dhe me interes të ulët.

Ekziston optimizëm edhe për shitjet e bonove për borxhin afatgjatë në ankandin e së enjtes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)