20 Prill 2024

Bursat europiane kthehen pozitive

Bruksel, 11 mars - Aksionet evropiane morën kthesë pozitive në tregtinë e paradites të mërkurën. Bankat fituan terren, pas hapjes me humbje në fillim të sesionit.

 

Edhe aksionet minerare u rritën, duke ndjekur ngritjen e çmimeve të metaleve, prej të dhënave të fuqishme të import-eksporteve të Kinës.

Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,1 përqind, pasi kishte rënë mbi 4 pikë në fillim të sesionit.

Stoqet financiare ishin ndër më të kërkuara. Lloyds, Royal Bank of Scotland, BNP Paribas, Societe Generale, Credit Agricole dhe Natixis u rritën nga 0,3 në 3,1 përqind.

Indeksi kryesor britanik FTSE 100 u rrit sot paradite, duke reflektuar lëvizjet e pakta në bursat aziatike dhe ato amerikane gjatë natës, me dobësimin e sektorëve të konsideruar mbrojtës në tregje, të cilat u kapërcyen nga fitimet në sektorin minerar dhe atë të naftës.

British American Tobacco ishte humbësi i vetëm i madh i indeksit FTSE 100, i cili ra 3,4 përqind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)