28 Prill 2024

Bursat aziatike filluan vitin 2012 me rritje

Prishtinë, 3 janar - Tregjet aziatike u rritën në sesionin e parë të vitit 2012 pasi që në treg është vërejtur rritej e kërkesës për asete me rrisk.

Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit 1.88% dhe performancën më të mirë e ka dhënë sektori i energjisë.

Tregjet aziatike regjistruan një vit të dobët përgjatë 2011 duke u mbyllur në rënie 18% kundrejt bençmarkut amerikan  S&P 500 që mbylli vitin pa ndryshime. Në Japoni tregu ka qenë i mbyllur për shkak të pushimeve.

Në Korenë e jugut KOSPI u rrit 2.69%. Në Australi ASX u rrit 1.07%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG u rrit 2.03%. Në Kinë SSEC u rrit 1.19% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 1.46%.

Në tregun monetar euro është kuotuar në 99.65 jen duke u rritur përmbi pikën më të ulët që nga viti 2000 i 98.71 jen që preku në sesionin e kaluar. Kundrejt dollari euro u rrit 0.43% në 1.2987 dollarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)