16 Prill 2024

Bursa gjermane dhe ajo e New York-ut bisedojnë për shkrirje

New York, 10 shkurt - Bursa gjermane dhe ajo e New York-ut NYSE Euronext kanë filluar një fazë të re të shkrirjes.

Bisedimet kanë përparuar, megjithatë nuk është arritur ende marrëveshje bënë të ditur të dy palët.

Bursa gjermane do të mbajë shumicën e aksioneve në firmën e re që do të krijohet.

Aksionet e të dy mbajtësve të bursave u tërhoqën nga tregu. Bursa e Nju Jorkut pati blerë në vitin 2007 bursën evropiane Euronext.

Bursa e krijuar prej tyre NYSE Euronext vepron ndër të tjera në Wall Street të Nju Jorkut si dhe në bursat e Amsterdamit, Brukselit, Parisit dhe Lizbonës.

Nëpërmjet një shkrirjeje me bursën e Frankfurtit do të krijohej bursa më e madhe aksionere ne botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)