03 Maj 2024

Bursa e Madritit pëson rënie drastike

Madrid, 2 nëntor - Skenarët për dalje të Greqisë nga eurozona kanë tronditur të gjitha bursat europiane.

Frikë ka shkaktuar edhe rreziku i përhapjes së krizës greke në vende të tjera si Italia ose Spanja.

Nervozizmi u pasqyrua edhe në Bursa e Madridit që ra sot me më tepër se 5 për qind, Ibex-35 ra me 5,14 për qind, duke arritur në 8494,2 pikë në orën 13:48, ndërkoëh që disa operatorë përmendën një blerje nga Banka Qendrore evropiane të borxheve italiane dhe spanjolle. ΄

Të gjithë treguesit ishin negativë, ndër të cilat vlerat bankare: Santander, numri një i sektorit, ra me 6,05 për qind duke arritur në 5,803 euro, konkurrenti i saj BBVA ra me 7,12 për qind duke arritur në 6,095 euro dhe CaixaBank, banka e tretë më e madhe e vendit, ra me 5,95 për qind duke arritur në 3,333 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)