01 Maj 2024

Bosnja pranon vulat doganore të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 19 tetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është njoftuar zyrtarisht nga Qeveria e Bosnjë e Hercegovinës përi vendimin e përbashkët të Këshillit Ministror dhe Presidencës së Bosnjë eHercegovinës të pranojë vulat doganore të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Bosnjë e Hercegovinës shpreh besimin që përmes këtij vendimi janë përmbushur të gjitha kushtet për shfuqizimin e “Vendimit mbi parimet e reciprocitetit në marrëdhënie tregtare”, të miratuara nga administrata e Kosovës, ne lidhje me mallrat me origjinë nga Bosnja e Hercegovina.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të ndërmarrë shumë shpejt hapat e ardhshëm në përgjigje të këtij vendimi dhe gjithmonë në përputhje me regjimin e rregullt tregtar të vendosur me marrëveshjen e CEFTA-s.

Qeveria e Republikës së Kosovës kishte marrë vendimin për vendosjen e reciprocitetit në marrëdhënie tregtare me shtetet anëtare të CEFTA-s, me datën 20 korrik 2011, që Bosnjë e Hercegovina e ndikoi ashtu që për mallrat që importoheshin ne Kosove nga ky shtet u vendos një taksë doganore prej 10%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)