05 Maj 2024

Bizneset franceze shfaqin interes për investime në Shqipëri

Tiranë, 19 nëntor - Bizneset franceze shohin te Shqipëria një treg interesant, ndaj dhe një grup investitorësh francezë kanë ardhur në Shqipëri, me interes të veçantë për degët e infrastrukturës, si rrugët, ujin dhe energjinë.

Investitorët francezë zhvilluan dje një takim me drejtues shtetërore si ministrin e PPBT, Sokol Olldashi dhe zv/ministrin e Ekonomisë, Eno Bozdo ku parashtruan mundësitë e të bërit biznes në Shqipëri.

Ambasadorja franceze, Christine Moro, tha se, Shqipëria është një vend me potenciale dhe ambicje, që biznesi francez duhet t’i njohë më mirë.

Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, tha se infrastruktura do të jetë prioriteti kryesor i investimeve publike edhe për 3-4 vitet e ardhshme.

Ai u parashtroi investitorëve francezë mundësitë për të bërë biznes qoftë me projekte me financim publik, qoftë dhe sidomos me projekte koncesionare.

Zv/ministri i ETE-s, Bozdo theksoi reformën rregullatore për lehtësimin e procedurave në të bërit biznes, si dhe mbështetjen për investimet e huaja në vendin tonë.

Prania e sipërmarrjes franceze në Shqipëri ka qenë e kufizuar në industrinë bankare dhe në disa projekte publike, si ai i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Këtë muaj pritet të nisë aktivitetin edhe një nga emrat më në zë në shitjet me pakicë, grupi “Carrefour”.

Por në vitet e fundit është shfaqur interes në sektorin energjetik, me disa projekte hidrocentralesh të vogla, çka me sa duket, ka qenë pikënisja për të vlerësuar një volum më të gjerë biznesi në infrastrukturë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)