03 Maj 2024

Bizneset franceze interesohen për Kosovë

Prishtinë, 25 nëntor - Në kudër të vizitës në Francë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila takoi edhe shoqatat që përfaqësojnë bizneset franceze, Lëvizja e ndërmarrjeve në Francë (MEDEF) dhe UbiFrancë.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte prezantimi i mundësive investive në sektorët e ndryshëm të ekonomisë si: agrobiznesi, infrastruktura, energjia, si dhe sektorin e shërbimeve të teknologjive informative.

Ministrja Kusari-Lila tha “Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Zhvillimor ka prioritet reformat e sektorit ekonomik, duke përfshirë përmirësimin e ambientit të biznesit, vazhdimin e procesit të privatizimit, si dhe përdorimin e shtuar të iniciativave publiko-private”.

Nga ana tjetër, Phillipe Gautier, Drejtor për marrëdhënie ndërkombëtare në MEDEF, theksoi se bizneset franceze janë duke shikuar rajonin e Ballkanit si një nga vendet më me potencial të rritjes ekonomike në vitet e ardhshme dhe se janë të interesuar për të thelluar bashkëpunimin ekonomik.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan  iniciativa konkrete, siç është mbajtja e një forumi ekonomik Franko- Kosovar, në pranverë të vitit të ardhshëm në Kosovë. Takimet e tilla shërbejnë për shkëmbimin e eksperiencave, si dhe fillimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të dy vendeve.

MEDEF ka më shumë se 700 mijë firma të anëtarësuara, 90 për qind të tyre i takojnë grupit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa UBIFRANCE, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë së Francës, është Agjenci për Promovim të Eksportit dhe operon në 46 shtete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)