31 Mars 2023

Bien tregjet e aksioneve në SHBA dhe Evropë

New York, 5 gusht - Tregjet e aksioneve ranë ndjeshëm të enjten në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë  mes shqetësimeve të reja se ekonomia botërore mund të pësojë një goditje tjetër të rëndë.

Në Shtetet e Bashkuara, deri pak para mbylljes së tregjeve,  treguesit e bursës shënonin një ulje prej 2 përqindësh, duke fshirë praktikisht gjithë fitimet e bursës për vitin 2011. Tregjet e aksioneve në Evropë u mbyllën edhe më ulët, duke rënë 4 përqind.

Investitorët filluan shitjen e aksioneve ndërsa treguesit ekonomikë po nxjerrin në pah shqetësime të reja për gjendjen e ekonomive të Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë. Një raport i ri në Amerikë, jep të dhëna të reja për tregun e dobët të punës.

Sipas raportit të botuar sot, 400 mijë vetë plotësuan për herë të parë formularët e papunësisë javën e kaluar. Kjo tregon se numri i të papunëve shënoi një rënie shumë të lehtë krahasuar me një javë më parë. Sipas ekspertëve shifra duhet të bjerë nën 375 mijë dhe të qëndrojë në këtë nivel për pak kohë, që t’u japë firmave besimin e mjaftueshëm se ekonomia po shënon përmirësim, që ato të rifillojnë marrjen e njerëzve në punë.

Ndërkohë  Banka Qendrore Evropiane rifilloi blerjen e letrave me vlerë nga qeveritë në borxhe. Kjo është një përpjekje për të mos lejuar Italinë dhe Spanjën të bien në gjendjen e Greqisë, e cila dy herë është detyruar të kërkojë paketa huash nga BE-ja gjatë vitit të fundit, si dhe në gjendjen e Irlandës dhe Portugalisë që kanë marrë nga një paktë ndihmash secila.

Jaaponia ndërkohë tha se do të hedhë 126 miliardë dollarë në ekonominë e saj, në përpjekje për të dobësuar jenin në mënyrë që eksportet japoneze të tërheqin më shumë blerës të huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)