03 Maj 2024

Bien shitjet e automjeteve në Greqi

Athinë, 15 shkurt - Me shenja negative ka filluar viti 2012 në sektorin e shitjes së automjeteve.

Sipas Autoritetit Statistikor Grek (ELSTAT), në janar të këtij viti qarkulluan për herë të parë 11.395 automjete (të reja apo të përdorura), çka përfaqëson një rënie prej 16 % në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkaq, në janar 2011 ishte shënuar një rënie prej 58,6 % në krahasim me janarin 2010.

Sa u përket motoçikletave (mbi 50 cc), në qarkullim u futën 2.126 copë, kundrejt 3.429 në janar 2011, çka përfaqëson një ulje prej 38%. Në janar 2011 shitja e motoçikletave kishte shënuar rënie 13,3% në raport me janarin 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)