Bien bursat aziatike

Tokio, 1 nëntor - Bursat aziatike ranë sesionin e sotëm. Përmirësimi i indeksit menaxherial në Kinë dhe sinjali i qartë i ndryshimit të trendit ishte i pamjaftueshëm për të bindur investitorët se ngadalësimi i ekonomisë globale ka prekur fundin.
Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra me 0.5% dhe ka zgjeruar humbjen 0.5% që regjistroi në muajin tetor kundrejt rritjes 5.6% të muajit shtator.
Indeksi menaxherial zyrtar për Kinën kaloi përmbi kufirin e 50 pikë dhe ishte në linjë me pritshmërinë në treg dhe në linjë me vlerësimin privat të indeksit menaxherial të HSBC dhe Markit për sektorin privat.
Në Japoni Nikkei u rrit me 0.21% i ndihmuar kryesisht nga raporti përtej parashikimeve i operatorit të telefonisë celulare Softbank, raport që ekuilibroi paralajmërimin për rënie të fitimeve nga Panasonic.
Në Korenë e jugut rënia e indeksit menaxherial në prodhim rrëzoi treguesin KOSPI me 0.71%. Në Australi ASX ra me 1.22% i presuar nga minierat dhe nga bankat.
Në Hong Kong treguesi HANG SENG u rrit 0.51%. Në Kinë SSEC u rrit 1.72% dhe në Tajvan TAIEX u rrit 0.19%. Në tregun monetar monedhat po lëkunden në vlera të vogla për shkak të mungesës së qartësisë.
Indeksi që mat vlerën e dollarit kundrejt shportës me 6 monedhat kryesore të tregtisë i rrit 0.3%. euro vlerësohet në 1.2963 dollarë ndërsa monedha amerikane në 80.02 jen.
Euro po lëkundet në segmentin 1.28 deri në 1.32 dollarë dhe ka ngelur në këtë vlerë për shkak të paqartësisë mbi programin e ndihmës për Greqinë dhe Spanjën si dhe për shkak të frikës së greminës fiskale në shtetet e bashkuara që mbështet një vlerë më të lartë për dollarin.