Berza e Punësimit hapi ofertën e punësimit në Prizren

Prizren, 17 maj - Projekti Berza e Punësimit Kosova 2012 nisi në Prizren nën organizimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe e mbështetur nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky është një projekt tradicional dhe ka për qëllim rritjen e punësimit . Berza e Punësimit është një mundësi e re e shkëmbimit të informacioneve në mes subjekteve të tregut të punësdhënësve- punëmarrësve, harmonizimin më të mirë të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, krijimin dhe avancimin e marrëdhënieve me partnerët. Duhet të krjohen politika më të mira zhvillimore.
Agim Shahini, tregoi se ky projekt realizohet për herë të katërt në shtetin tone dhe është bërë tradicional. Motoja e saj është Eja informohu, regjistrohu, trajnohu, eja punësohu.
Duhet të krijojmë vende të reja të punës dhe fushata Berza e Punësimitpo ndikon në punësime. Ka vende më të pakta të punës, sesa ka të papunë dhe kërkesa për punësime, Edhe përundër kësaj do të ketë rezultate të pritshme të punësimit, tha Agim Shahini.
Kryetari I AKB-së, tha se ekonomia dhe bizneset kanë një tkurrje ekonomik, kjo sipas tij si pasoj e krizës që ka prekur regjionin dhe jo nga politikat qeveritare.
Përpjekjet e bizneseve janë më shumë humane e patriotike për hapjen e vendeve të reja të punës. Regjistrohuni dhe besojmë se shumë nga ju do të punësohen. Shpresat janë që qytetarët të gjejnë vende pune, kur dihet se vitin e kaluar në Prizren janë punësuar rreth 500 të papunë, tha kryetari I Aleancës Kosovare të Bizneseve..
Ndërsa Behxhet Gagjiqi, këshiltar i MPMS-së, tha se nëpërmjet Berzës së Punësimit do të ndikoj në një shkallë të uljes së papunësisë në të gjitha regjionet.
Prioritet mbetet punësimi i të rinjëve dhe po mundohen ministria që të ndikoljmë që të punësohen sa më shumë njerëz, e sidomos të atyre që janë të regjistruar si të papunë në zyrat e punësimit, tha këshilltari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Soaciale.
Ndërsa Ramadan Hasani, zëvendë ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se vetëm punëdhënësit janë zgjidhja e problemit të punësimit.
Pa krijuar një mjedisë të përshtatshëm për të bërë biznes nuk ka punësim, sepse bizneset punësojnë të papunët . Iideja e AKB-së, është me rëndësi shumë të madhe dhe e cila pos që po ndikon në zhvillimin e biznesit po jep makismumin edhe në punësimin e qytetarëve apo zbutjen e papunësisë, tha Ramadan Hasani.
Në aktivitetin Berza e Punësimit në Pirzren ishin rreth dyzetë kompani nga ky regjion e të cilat kanë prioritetet punësimin në sektorë të ndryshëëm duke kontribuar në zbutjen e papunësisë.
Ndërsa zyrtarë nga organizatat joqeveritare kërkojnë donacione të mëdha nga qeveria, sikur ndohë në shtetet tjera dhe sipas tyre potë kishte mjete të mjaftueshme do të kishte edhe punësime dhe zhvillim.