28 Prill 2024

BE zgjat lehtesirat tregtare per vendet e Ballkanit

Bruksel, 31 dhjetor - Bashkimi Evropian zgjati sot deri në fund të vitit 2015 afatin e regjimit preferencial tregtar me vendet e Ballkanit, njoftoi Komisioni Evropian në një komunikatë.

Produktet e vendeve si Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, FYROM, Mal i Zi, Serbi dhe Kosovë do të vazhdojnë të përfitojnë tarifa preferenciale doganore në Bashkimin Evropian.

Ky regjim do të jetë veçanërisht i dobishëm për Kosovën, sepse ky vend nuk ka një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në, ndryshe nga ekonomitë e tjera në rajon, shpjegon Komisioni.

Regjimi preferencial tregtar plotëson marrëveshjet stabilizim-asocimi që kanë të bëjnë vetëm me një numër të kufizuar produktesh nga vendet e Ballkanit, si vera, sheqeri, disa produkte mishi gjedhi dhe disa produkte peshku.

Regjimi preferencial tregtar i krijuar në vitin 2000 dhe i rinovuar në vitin 2005 pritej të skadonte më 31 dhjetor 2010, por Komisioni kishte propozuar në fillim të vitit 2010 të zgjaste afatin deri në vitin 2015.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)