02 Maj 2024

BE me tri opsione për eurobondet

Bruksel, 25 nëntor - Komisioni Evropian publikoi një plan për mundësinë e nxjerrjes në qarkullim të tre llojeve të bonove të përbashkëta të Eurozonës, të njohura si eurobonde ose \"bonot e stabilitetit\".

Këto tre opsione përfshijnë: 1. emetimin e eurobondeve të cilat 17 vendet anëtare të Eurozonës duhet t\'i garantojnë në mënyrë të përbashkët, duke ndaluar emetimin e bonove të tyre kombëtare; 2. emetimin e eurobondeve për të ndihmuar vendet me borxhe të mëdha, ndërsa vendet e ndryshme mund të emetojnë pjesërisht bonot e veta; 3. emetimin e eurobondeve që do të zëvendësojnë borxhet shtetërore të disa vendeve anëtare, por të pagarantura bashkërisht.

Kryetari i Komisionit Evropian Manuel Barroso tha se, në qoftë se do të hidhen në qarkullim këto eurobonde, kjo do të shënojë forcimin e rregullimit ekonomik, të procesit të integrimit e të disiplinës financiare të Eurozonës dhe do të tregojë se vendet e ndryshme anëtare të saj kanë dëshirë të fortë për bashkëjetesë dhe zhvillim të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)