28 Mars 2024

BE dhe Japonia gati për arritjen e marrëveshjes së tregtisë së lirë

Tokio, 30 maj - Bashkimi Europian (BE) dhe Japonia pranuan në parim nisjen e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë, ndërsa ekonomia e arkipelagut pritet të përballet me pasojat e cunamit dhe katastrofës së Fukushimës.

Vendimi, tepër i pritur në Tokio, e cila militon prej kohësh në këtë drejtim, u njoftua në përfundim të një samiti në Bruksel mes përfaqësuesve të BE-së dhe kryeministrit japonez, Naoto Kan.

\"Ne kemi ende rrugë të gjatë për të kryer, por objektivi aktual është i qartë\", deklaroi gjatë një konference shtypi presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy.

\"Duke shprehur synimet për të punuar së bashku mbi një marrëveshje të tregtisë së lirë, të dy palët kanë realizuar një hap të rëndësishëm para\", shtoi ai.

\"Drejtuesit gjatë samitit kanë rënë dakord të angazhohen në proces për negociimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë të thelluar dhe të plotë si dhe një marrëveshjeje partneriteti ekonomik që përfshin të gjitha çështjet e interesit reciprok\", nënvizohet në një deklaratë të përbashkët.

Ndër fushat që pritet të preken në marrëveshje janë: të drejtat doganore, pengesat jodoganore të tregtisë, shërbimet, investimet, të drejtat e pronësisë intelektuale, kushtet e konkurencës dhe tregjet publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)