29 Prill 2024

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar mes Kosovës dhe Holandës

Prishtinë, 18 mars - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, të premten pasdite, priti në takim ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Robert Bosch, me të cilën biseduan për ngritjen e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Holandës.

Ministrja, Kusari-Lila e informoi ambasadorin holandez, Bosch, për zhvillimet ekonomike aktuale në Kosovë, si dhe rreth përmirësimit të ambientit afarist në përgjithësi.

Në takim  u bisedua edhe për intensifikimin e mundësive për investime holandeze në Kosovë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtare në mes të dy vendeve.

Edhe ambasadori holandez potencoi se bashkëpunimi bilateral ekonomiko-tregtar në mes Kosovës dhe Holandës nuk do të mungojë, por përkundrazi do të ketë thellim të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)