28 Mars 2024

Ballkani përgatitet për pasojat e krizës greke

Prishtinë, 24 mars - Greqia ka qenë një lokomotivë për zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit përgjatë të gjithë dekadës së fundit dhe për pasojë, ekspertët në vendet fqinje po bëjnë llogaritë mbi pasojat e krizës.

Vendet më të frikësuara duket se janë fqinjët veriorë të Greqisë, Shqipëria, Bullgaria e Maqedonia. Por edhe serbët pritet të vuajnë, ndërkohë që kroatët e boshnjakët ndihen më të sigurt.

Të gjitha vendet ndiejnë se investimet greke do të jenë më të pakta në të ardhmen, por duket se disa ekspertë mendojnë se kriza e Greqisë do të sjellë edhe përfitime.

“Për sa kohë marrëdhëniet ekonomike me Greqinë janë vetëm njëanëshe, ku Kosova thjesht  importon mallra, nuk shoh se si vendi ynë mund të preket nga kriza greke”, thotë Safet Gërxhalliu nga Dhoma e Tregtisë së Kosovës.

Importet e Kosovës nga Greqia qenë 71 milionë euro, ndërsa Porti i Selanikut shërben si infrastruktura kryesore për importet nga vendet e largëta. Eksportet e Kosovës drejt Greqisë janë të papërfillshme.

Në Bullgari ekspertët besojnë se në terma afatgjatë, ky vend mund të ketë edhe përfitime nga telashet greke. Në këtë vend, investimet greke ranë nga 2.7 miliardë euro që qenë më 2008, në vetëm 40 milionë euro më 2009. Megjithatë, Georgi Ganev, një ekonomist nga Qendra për Strategjitë Liberale në Sofje, thotë se Ballkani do të tërheqë më shumë investime sesa Greqia për shkak të nivelit më të ulët të taksave dhe destabilitetit në Greqi.

Në Maqedoni disa kompani greke shitën bizneset e veta vitin e kaluar dhe u larguan. Në Serbi, shqetësimi kryesor i krijuar nga kriza greke lidhet me sistemin bankar, pasi institucionet financiare greke janë furnizueset kryesore me kapital në këtë vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)