29 Mars 2024

"Audi" me një milion vetura të shitura në Kinë

Frankfurt, 22 tetor - Kompania gjermane e veturave “Audi” ka kumtuar se pas 20 viteve prani në tregun kinez, ka kaluar rekordin e një milion veturave të shitura.

Vetura e njëmiliontë iu është shitur një personi nga qyteti Çangçunu, ka bërë të ditur sot kompania gjermane.

“Kjo është një kthesë shumë e madhe në historinë e ‘Audisë” në Kinë’, ka deklaruar shefi i kompanisë, Rupert Stadler.

Ndërkohë që nga kompania shprehen optimist se njëmilionëshi tjetër i veturave të shitet brenda afatit prej 3 viteve, ndërsa drejtori i Audi-së në Kinë, Dietmar Vogenrajter, ka shprehur pritjet e tij se vitin e ardhshëm numri i veturave të shitura do të arrijë në 200 mijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)