04 Maj 2024

AKP shpall Valën 53 dhe shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.10

Prishtinë, 17 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur Valën 53 të privatizimit si dhe shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.10.

Vala 53 e privatizimit është Valë shtesë përtej biznes planit të Agjencisë për këtë vit, dhe vjen si rezultat i përshpejtimit të procesit të privatizimit, që është edhe një nga pikat e veprimit të parneritetit evropian.

Kjo valë përmban 18 ndërmarrje shoqërore (NSH), prej të cilave janë krijuar 25 ndërmarrje të reja. Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Ndërsa lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr.10 përmban 30 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.


Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin shtator 2011, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Afati i fundit për parakualifikim për Valën 53, si dhe për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.10 do të jetë dita e mërkurë, 9 nëntor 2011.

Dita për dorëzimin e ofertave për të dyja valët e tenderëve do të jetë më 16 tetor 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)