02 Maj 2024

AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit - 9

Prishtinë, 22 gusht - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në korrik, AKP ka njoftuar menaxhmentet e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 9 përmban 46 Njësi.

Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Afati i fundit për para-kualifikim është: 14 shtator 2011

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 21 shtator 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për shitje përmes Likuidimit Nr. 9:


Njësia nr. 01: Urata Shitoret Prishtinë - përfshinë 2 (dy) lokale afariste me përshkrimet si në vijim: 1) Shitorja Urata nr. 40 Prishtinë – përfshin hapësirën ​​afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 50 m² me tokë nën objekt, në rr. Haxhi Zeka në Prishtinë, dhe
2) Shitorja Urata të Qafa Prishtinë - përfshin lokalin ​​afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 29  m² dhe tokën nën objekt me sipërfaqe prej përafërsisht 29 m² në vendin e njohur \"te Qafa\" në Prishtinë.
 
Njësia nr. 02: Gërmia shitoret Prishtinë - përfshinë dy lokale afariste dhe një podrum me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 158.67 m², të cilat gjenden në kuadër të një objekti banesor në vendin e njohur si “Kurrizi mbi Plato” në  Lagjen Dardania, Prishtinë. Të dy këto lokale afariste kanë dokumentin e përbashkët pronësor. Nuk ka kërkesa pronësore lidhur me këto asete.

Njësia nr. 03: Gërmia Depo Prishtinë - përfshinë depon me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1,663.45 m² që gjendet në podrumin e objekti banesor SU 6/6, L/B4 në Lagjen Dardania në Prishtinë.

Njësia nr. 04: Gërmia Shtëpia e Vjetër e Mallrave Prishtinë - lokalet afariste te njohura si “Shtëpia e Vjetër e Mallrave”, ndodhen në katin përdhes dhe në katin e parë të një objekti banesor dhe kanë sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1,050 m², dhe gjenden në qendër  te qytetit Prishtinës, Sheshi Zahir Pajaziti. Kjo njësi nuk ka dokumente pronësore, mirëpo deri më sot asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kërkesë pronësore si në Gjykata apo në AKP lidhur me këtë njësi.

Njësia nr. 05 - Gërmia  Shitorja nr. 122 në Dardani Prishtinë - përfshinë lokalin afarist  me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 38.44 m² i cili gjendet në katin përdhes te objektit banesor SU-1/5 L-1, lokali nr. 3 në Lagjen Dardania në Prishtinë.

Njësia nr. 06: - Gërmia  Shitorja nr. 124 në Dardani Prishtinë  - përfshinë lokalin afarist  me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 66.96 m² i cili gjendet në katin përdhes te objektit banesor SU-1/5 L-4, lokali nr. 8 në Lagjen Dardania në Prishtinë.

Njësia nr. 07: Fabrika e Letrës” Lipjan – përfshin tokën me sipërfaqe prej përafërsisht      10 ha 61 ari 66 m² (106,166 m²) me 14 objekte prej tyre 3 objekte të karakterit të përkohshëm me sipërfaqe prej përafërsisht 5,354 m², 9 objekte te karakterit te  përhershëm me sipërfaqe te përgjithshme prej përafërsisht 11,888 m² dhe 2 objekte për furnizim me ujë me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 198 m². Njësia gjendet në Zonën Kadastrale Lipjan dhe përfshinë edhe pajisjet për prodhimin e letrës dhe kartuçit.

Njësia nr. 08: NSh “Mulliri” Dyqani nr.2, Pejë - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e ish dyqanit nr. 2 të NSH Mulliri,me sipërfaqe të përgjithshme 80m2, që ndodhet në katin përdhese të një ndërtese banimi në qendër të qytetit të Gjakovës, andaj  përbën një mundësi të mirë investimi komercial.

Njësia nr. 09: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Vetëshërbimi nr.36, Pejë - Kjo shitje ofron objekte biznesi që përfshin një sipërfaqe 200m2, parcela nr. 1076/0, ZK Pejë. Në të kaluarën kjo njësi ka shërbyer si vetëshërbim i mallrave të ndryshme. Vetë lokacioni e bënë dyqanin të përshtatshëm për veprimtari të tjera tregtare. Ky dyqan është i vendosur në katin përdhes të banesës mu në qendër të qytetit të Pejës, rr. “Sheshi i Heronjëve” p.n.

Njësia nr. 10: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Internet Caffe, Pejë - Kjo shitje ofron objekte biznesi që përfshin një sipërfaqe 69m2. Në të kaluarën kjo njësi ka shërbyer si dyqan i shitjes me pakicë ndërsa sot shfrytëzohet si internet caffe. Vet lokacioni e bënë dyqanin të përshtatshëm për veprimtari të tjera tregtare.  Ky dyqan është i vendosur në katin përdhes të ndwrtesws administrative tw ndërmarrjes mu në qendër të qytetit të Pejës, rr. “Mbretëresha Teutë”.

Njësia nr. 11: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Diskonti nr.4, Pejë - Kjo shitje ofron një hapësirë biznesi që përfshin një sipërfaqe 100m² në lagjen “Haxhi Zeka – Kakariq” të qytetit të Pejës. Ky aset është i vendosur në një lagje “Haxhi Zeka” në rrugën e njohur si “Kakariq” shumë të populluar. Historikisht, ky dyqan është shfrytëzuar si dyqan me pakicë. Pas konfliktit menaxhmenti i ndërmarrjes e ka dhënë me qira personave privat por kontrata nuk është ripërtërirë që nga viti 2005.

Njësia nr. 12: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Kompleksi i Zyrave Administrative, Pejë - Kjo shitje ofron kompleks zyrash administrative dy katëshe në etazh, që përfshin një sipërfaqe 379m² në rrugën “Mbretëresha Teutë” në qendër të qytetit të Pejës. Në të kaluarën, ky aset ka shërbyer si kompleks zyrash administrative. Një pjesë e këtij kompleksi është shfrytëzuar nga vet ndërmarrja. Kurse pas konfliktit menaxhmenti i ndërmarrjes pjesën tjetër të zyrave u ka dhënë me qira personave fizik ose juridik.

Njësia nr. 13: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, “Restorant Birraria” , Pejë - Kjo shitje ofron objekt biznesi me një sipërfaqe te përgjithshme prej 462m². Aseti është i ndare ne dy pjesë/hyrje. Pjesa e parë (kati përdhes) e asetit ka sipërfaqe prej 225m². Pas 1999 kjo pjese ka shërbyer për aktivitetet bankare. Pjesa e dyte e asetit  është objekt afarist i përbërë nga dy kate. Kati përdhes ka një sipërfaqe prej 81m², ndërsa sipërfaqja e katiti te dyte është 156m². Kati përdhes përbëhet nga korridori dhe tualetet, ndërsa kati parë këto vitet e fundit ka shërbyer si Klub Nate. Në të kaluarën ky aset ka shërbyer si restorant, kurse pas ’99 është përdorur për aktivitet te cilat janë përshkruar më lartë.
Pjesa e parë e objektit ende është e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bankare, ndërsa i gjithë ky objekt biznesi është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme biznesore.
Aseti është i gjendet ne katin përdhes dhe ne katin e parë ne një ndërtese banimi, qe gjendet ne qendër të qytetit te Pejës, rr. Sheshi i Heronjve pn.

Njësia nr. 14: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Dyqani në Dubovë - Kjo shitje ofron objekt biznesi që përfshin një sipërfaqe prej  70 m2 total. Dyqani ndodhet ne fshatin Dubovë, në rrugën për Mitrovice, afër rrugës kryesore. Në të kaluarën kjo njësi ka shërbyer si dyqan i shitjes me pakicë, dhe është i përshtatshëm për veprimtari të tjera tregtare. Ky dyqan është ndërtesë njëkatëshe (përdhes), nga tullat dhe betoni.

Njësia nr. 15: Kooperativa Bujqësore “Istog”, Lokali Afarist nr.1, Pejë - Kjo shitje ofron për blerje lokalin afarist me sipërfaqe 65m² që gjendet në katin përdhes të një ndërtese banimi që është e ngjitur por që kufizohet me një lokal tjetër afarist të cilat i ndanë hyrja e banesës/shkallët. Aseti  përbehet prej një hapësire afariste e cila gjendet në një ndër pjesët kryesore të qytezës së Istogut, afër Gjimnazit “Haxhi Zeka” në rrugën “Rinia”, rrugë shume e frekuentuar ne qytet dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për veprimtari biznesi. Në të kaluarën kjo hapësirë afariste është shfrytëzuar si zyre administrative, ndërsa aktualisht nuk shfrytëzohet.

Njësia nr. 16: Kooperativa Bujqësore “Istog”, Lokali Afarist nr.2, Pejë - Kjo shitje ofron për blerje lokalin afarist me sipërfaqe 65m² që gjendet në katin përdhes të një ndërtese banimi që është e ngjitur apo qe kufizohet me një lokal tjetër afaristë të cilat i ndanë hyrja e banesës/shkallët. Aseti  përbehet prej një hapësire afariste e cila gjendet në një ndër pjesët kryesore të qytezës së Istogut, afër Gjimnazit “Haxhi Zeka” në rrugën “Rinia”, rrugë shume e frekuentuar ne qytet dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për veprimtari biznesi. Në të kaluarën kjo hapësirë afariste është shfrytëzuar si zyre administrative, ndërsa aktualisht nuk shfrytëzohet.

Njësia nr. 17: Stacioni Bujqësor në Gjakovë,  Dyqani në Rahovec, Pejë - Kjo shitje ofron për blerje dyqanin me sipërfaqe 32 m² që gjendet në katin përdhes të një ndërtese banimi në qendër të qytetit. Aseti  përbehet prej një dyqani i cili gjendet në një ndër pjesët kryesore të qytezës së Rahovecit, afër kryqit kryesor rrugor, përballë zyrës kryesore të PTK-së në Rahovec. Kjo është rruga më e frekuentuar në qytet dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për veprimtari biznesi. Në të kaluarën kjo hapësirë afariste është shfrytëzuar si dyqan për shitje me pakicë.

Njësia nr. 18: NTPSH “17 Nëntori”Pejë - Dyqani Koloniali Zahaq, Pejë - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e shitores për shitje me pakicë Dyqani Koloniali Zahaq me sipërfaqe 70 m² që ndodhet ne fshatin Zahaq  14 km larg qytetit të Pejës në magjistralen Pejë-Prishtinë. Historikisht, kjo hapësirë është përdorur si shitore me pakicë dhe përbën një mundësi të mirë investimi komercial.

Njësia nr. 19: NSH “Letnica”, Gjilan - Makina Qepëse dhe Pajisje tjera përcjellëse Gjilan - Ofrohen 17 makina qepëse të ndryshme, 13 tavolina për makina qepëse, dhe pajisje të tjera përcjellëse.

Njësia nr. 20: NSH “Ramadan Agushi” Tokë Bujqësore në Kaçanik i Vjetër (Lot B), Gjilan - Hapësira përbëhet nga një  sipërfaqe me 45.148 m² (04.51.48 ha) tokë që gjendet në zonën kadastrale Kaçanik i Vjetër, në Komunën e Kaçanikut.

Njësia nr. 21: NSH “Ramadan Agushi” Tokë Bujqësore në Kaçanik i Vjetër (Lot C),  Gjilan - Hapësira përbëhet nga një  sipërfaqe me  16.803 m² (1.68.03 ha) tokë që gjendet në zonën kadastrale Kaçanik i Vjetër, në Komunën e Kaçanikut.

Njësia nr. 22: NSH “Ramadan Agushi” Tokë Bujqësore në Kaçanik i Vjetër (Lot D),  Gjilan - Hapësira përbëhet nga një  sipërfaqe me 12.825 m² (01.28.25 ha) tokë që gjendet në zonën kadastrale Kaçanik i vjetër, në afërsi të rrugës Prishtine - Shkup.

Njësia nr. 23: NSH “Ramadan Agushi” Tokë Bujqësore në Kaçanik i Vjetër (Lot E), Gjilan - Pasuria e ofruar për shitje është pronë tokësore me sipërfaqe 14.493 m² (01.44.93 ha). Prona përbehet nga dy parcela të cilat janë livadhe kullotash në sipërfaqe prej 60 ari dhe nga parcela e tretë që është një sipërfaqe e mbuluar me drunj me rreth 84 ari.

Njësia nr. 24: NSH “Ramadan Agushi” Tokë Bujqësoren Nikoc 1, Gjilan - Pasuria e ofruar për shitje është pronë tokësore me sipërfaqe prej 481.793 m² (48.17.93 ha). Prona përbehet nga ngastrat: 25, 26, 27, 28 dhe 29 të cilat janë kryesisht male dhe livadhe kullosash.

Njësia nr. 25: NSH“Ramadan Agushi” Tokë Bujqësore në Nikoc 2, Gjilan - Pasuria e ofruar për shitje është pronë tokësore me sipërfaqe prej 242.490 m² (24.24.90 ha). Prona përbehet nga ngastrat: 1, 2, 48, 49, 57, 97, 98, 104, 105, 106, 107, 138, 139 dhe140 të cilat janë kryesisht male dhe livadhe kullosash.

Njësia nr. 26: NSH “Ramadan Agushi” Tokë Bujqësore,Nikoc 3, Gjilan - Pasuria e ofruar për shitje është pronë tokësore me sipërfaqe prej 197.908 m² (19.79.08 ha). Prona përbehet nga ngastrat: 160, 161, 162, 163, 164, 165, 168, 187 dhe 188 të cilat janë kryesisht male dhe livadhe kullosash.

Njësia nr. 27: NSH \"Drita\", Drita shitorja në Shtime - Ky tender u ofron investitorëve potencialë mundësinë e shkëlqyer për të blerë ngastrën 1666/4 me sipërfaqe prej 225 m² - zona kadastrale Shtime. Në kuadër te ngastrës ndodhet objekti një katesh që përfshin sipërfaqen prej 120 m². VËREJTJE: Konstruksioni i përkohshëm nuk është pjesë e tenderit.

Njësia nr. 28: NSH IMB Mitrovicë – Tokë – Pasuria e ofruar per shitje ka një sipërfaqe prej 1,125 m² (11 ari, 25 m²) e regjistruar ne Fletën Poseduese nr. UL-71208072-03329,  ngastrat nr. 1924-3, 1924-4 dhe 1924-5, Zona Kadastrale Mitrovicë.

Njësia nr. 29: NSH Kosovasirovina  Ndërtesa Administrative dhe Depot , Mitrovicë - Pasuria e ofruar per shitje ka një sipërfaqe 7,196 m² (Certifikatë mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr. 71208072-06845,parcela nr. 2681/6). Ndërtesa Administrative në sipërfaqe prej 296 m²  dhe tri depo të ndara në sipërfaqe prej 1,211 m². Aseti gjendet në Mitrovicë, një lokacion shumë të përshtatshëm për aktivitete komerciale.

Njësia nr. 30: NSH VUSHTEX, Dyqan nr - 4 , Vushtrri  - Ky tender i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë një dyqan me sipërfaqe 32m². Dyqani është i përshtatshëm në mënyrë ideale për aktivitete te ndryshme komerciale.

Njësia nr. 31: NSH VUSHTEX,  Dyqan nr - 5, Vushtrri – Ky tender i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë një dyqan me sipërfaqe 34 m². Dyqani është i përshtatshëm në mënyrë ideale për aktivitete te ndryshme komerciale.

Njësia nr. 32: NSH Derma Commerce - Tokë dhe Depo, Mitrovice – Pasuria e ofruar per shitje ka një sipërfaqe të përgjithshme 3,005 m² (Certifikatë mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr. 70705085-00008-3). Ndërtesa – Depo në sipërfaqe prej 230 m². Aseti gjendet në një lokacion atraktiv (Zidi i Sadik Agës II) për aktivitete komerciale.

Njësia nr. 33: NSH Drenica Dyqanet te Fidanishtja, Skënderaj - Kjo shitje i ofron mundësi blerësit potencial  të blejë  një hapësirë komerciale me sipërfaqe të përgjithshme 1000m², duke përfshirë 2 dyqane dhe dy depo (secili dyqan/depo me sipërfaqe prej rreth 250 m²). Lokalet  ndodhen në përdhesen e ndërtesës banesore në afërsi të qendrës së qytetit të Skenderajt, në vendin e quajtur “Fidanishtja” andaj përbëjnë një mundësi të mirë për investime komerciale. Në të kaluarën këto dyqane kanë qenë të shfrytëzuara nga NSH Drenica si Vetëshërbim, Sallon i Mobileve, Depo e tekstilit dhe Depo e artikujve ushqimor. Tani dyqanet  janë duke u shfrytëzuar nga shfrytëzuesit ilegal të cilët kanë bërë ndryshime te hapësirave afariste duke i përshtatur nevojave të veta.

Njësia nr. 34: NBI Rahoveci– Prona (ngastra 253 & 254), Rahovec – Ky tender ofron për shitje pronën e cila  është e regjistruar në Certifikatën për të Drejtat Pronësore të Pasurisë së Paluajtshme, që ndodhet  3.2 km në rrugën Rahovec- Suharekë në Zonën Kadastrale Hoqa e madhe  në Rahovec, me numër të ngastrës kadastrale, nr. P-71510008-00253-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej 15781m² dhenr. P-71510008-00254-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej 3152 m².

Njësia nr. 35: NBI Rahoveci – Prona (ngastra 91 & 93), Rahovec - Ky tender ofron për shitje pronën e cila  është e regjistruar në Certifikatën për të Drejtat Pronësore të Pasurisë së Paluajtshme, që ndodhet 2,5 km në rrugën Rahovec- Suharekë në Zonën Kadastrale Hoqa e madhe  në Rahovec, me numër të ngastrës kadastrale nr. P-71510008-00091-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej 9880m² dhe nr. P-71510008-00093-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej 960m².

Njësia nr. 36: NSH “Ramiz Sadiku” – Kompleksi Afarist , Ortakoll - Ky tender ofron për shitje kompleksin afarist i cili përmban gjashtë (6) lokale afariste, korridor dhe shkallët me sipërfaqe të përgjithshme prej 358.96 m². Lokacioni Afarist ndodhet në Lamela I Ortakoll në Rr. Zahir Pajaziti  p.n, Prizren.

Njësia nr. 37: NSH “1Maji” – Prona (ish Ndërtesa e Administratës), Rahovec - Ky tender ofron për shitje pronën e cila  është e regjistruar në Certifikatën për të Drejtat Pronësore të Pasurisë së Paluajtshme P-71510057-01224-0, që ndodhet në Zonën Kadastrale Rahovec,  ngastra kadastrale 1224-0 me sipërfaqe të përgjithshme 328 m², e cila gjendet në adresë: rr. Xhelal Hajda-Toni n.n, Rahovec.

Njësia nr. 38: NSH  “Printeks ” – Shitorja në Lakuriq - Ky tender ofron për shitje lokalin në sipërfaqe 33 m² dhe 26.24  m²,  ndërtesa nr. 59, përdhese e ndërtesës së banimit e shtrirë në ngastrën kadastrale nr. 1070/1 në rr. “Zahir Pajaziti” (ish Mateja Gubec) në lagjen e thirrur “Lakuriq” në Prizren. Bashkë me shitoret, shiten edhe stoqet që janë brenda shitores.

Njësia nr. 39: TP “Zhupa” Depoja nr. 1, Reçan, Prizren - Ky tender ofron për shitje depon dhe tokën në sipërfaqe totale prej 369m², prej të cilave 160m² me kulturë shtëpi dhe 209 m² me kulturë kullosë, që ndodhet në zonën kadastrale Reçan-Grobisht, në bazë të fletës poseduese nr.317 dhe kopjes së planit. Prona, lëndë e këtij tenderi ndodhet në fshatin Reçan, Regjioni i Prizrenit. Janë dy marrëveshje ekzistuese mbi qiranë.

Njësia nr. 40: TP “Zhupa”-Receane – Shitorja nr. 2, Drajçiq, - Ky tender ofron për shitje lokalin afarist/shitoren në sipërfaqe totale prej 199m², prej të cilave 92m² me kulturë shtëpi dhe 107m² me kulturë oborr, që ndodhet në zonën kadastrale Drajçiq, në bazë të certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme P-71813022-00985-0 (F.P. nr. 347) dhe Kopjes së Planit. Prona, lëndë e këtij tenderi ndodhet në fshatin Drajçiq, Regjioni i Prizrenit. Aktualisht është një marrëveshje ekzistuese mbi qiranë. 

Njësia nr. 41: TP “Zhupa”-Receane– Shitorja nr. 7, Llokvicë - Ky tender ofron për shitje shitoren në sipërfaqe totale prej 104m² me kulturë ndërtesë, që ndodhet në zonën kadastrale Llokvicë, në bazë të Certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme P-71813045-01643-2 (F.P. nr. 364) dhe Kopjes së Planit. Prona, lëndë e këtij tenderi ndodhet në fshatin Llokvicë, Regjioni i Prizrenit. Aktualisht nuk ka marrëveshje me qira apo shfrytëzues ilegal.

Njësia nr. 42: NSH “Aromatik” – Njësia, Xërxë - Ky tender ofron për shitje pronën e regjistruar në Certifikatën për të Drejtat Pronësore të Pasurisë së Paluajtshme Ul7151003, që ndodhet në Zonën Kadastrale Xërxë, ngastra kadastrale 505/1 me sipërfaqe të përgjithshme 1272m², e cila gjendet në fshatin Xërxë KK Rahovec.

Njësia nr. 43: NSH “Banesa”, 17 shitore në Qendrën Afarist-Banesor “Qylhan”, Prizren – Ky tender ofron për shitje shtatëmbëdhjetë (17) shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej  401.60 m², që ndodhen në qendrën afarist/banesor “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”- Prizren. 

Njësia nr. 44: NSH “Banesa”, Lokali afarist nr. 1 në Qendrën Afarist-Banesor “Qylhan”, Prizren – Ky tender ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 298 m², që ndodhet në Lamela 1 në qendrën afarist/banesor “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”, Prizren.

Njësia nr. 45: NSH “Banesa”, Lokali afarist nr. 2 në Qendrën Afarist-Banesor “Qylhan”, Prizren - Ky tender ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 298 m², që ndodhet në Lamela 1 në qendrën afarist/banesor “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”, Prizren.

Njësia nr. 46: NSH “Banesa”, Tre Shitore në Qendrën Afarist-Banesor “Qylhan”, Prizren – Ky tender ofron për shitje (3) shitore me sipërfaqe të përgjithshme të shitoreve prej 63.06 m² dhe bodrume me sipërfaqe të përgjithshme prej 28.44 m², që gjinden në qendrën afarist/banesor “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”, Prizren.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)