10 Maj 2024

AKP shet asetet me likuidim

Prishtinë, 29 shkurt - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 11 përmes metodës së Likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Zyrtarët nga kjo agjenci thanë se çmimet për 25 ndërmarrjet e shitura me këtë rast do të bëhen publike, mirëpo, sipas tyre, çmimi i 25 aseteve dhe ndërmarrjeve shoqërore pritet të kap shifrën deri në 3 milionë euro.

Gjithsej janë pranuar 55 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1.108.958 euro. 

Ndërkaq mësohet se është shpallur edhe Vala e 54-të e privatizimit si dhe shitjet e aseteve nr. 12, që do të mbahet më 29 mars.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të AKP-së, gjatë këtij viti priten rezultate jo vetëm në privatizimin e NSH-ve dhe shitjen e aseteve, por edhe në likuidimin e Ndermarrjeve Shoqërore.

Agjencia Kosovare të Privatizimit deri më tani ka shpallur 53 valë të privatizimit dhe 12 valë të shitjeve të aseteve përmes metodës së likuidimit. Janë përmbyllur 648 kontrata të shitjes përmes metodës së spin-offit dhe 214 kontrata të shitjeve të aseteve.

Ndërsa janë grumbulluar në Fondet e Mirëbesimit rreth 590  milionë euro. Përfitimet e punëtorëve nga pjesa e 20 % kanë arritur shumën rreth 50 milionë euro. Këto ditë Agjencia do të shpërndaj edhe mbi 4 milionë euro për një grup të NSH-ve, që është dëshmi e progresit në shpërndarje të 20 % për punëtorët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)