01 Maj 2024

AKP privatizon edhe 17 NSH për 5.573.210 euro

Prishtinë, 19 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Valës 52 të privatizimit shpalli fituesit e përkohshëm për Ndërmarrjet e reja të tenderuara përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt.

Gjithsej 17 Ndërmarrje të Reja ishin në dispozicion për shitje.  Gjithsej janë pranuar 33 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 5.573.210 euro.

Në komisionin për hapjen dhe vlerësimin e ofertave, përveç stafit të AKP-së morën pjesë edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Deri më tani, Agjencia ka shpallur 51 valë të privatizimit, ka privatizuar mbi 300 Ndërmarrje Shoqërore nga të cilat janë krijuar 676 Ndërmarrje të Reja.

Ndërsa sa i përket shitjeve përmes likuidimit, deri më tani janë mbajtur 9 valë të tenderëve dhe janë tenderuar 211 asete të NSH-ve.

Në fondet e mirëbesimit janë grumbulluar mbi 580 milionë euro, prej të cilave nga privatizimi 537 milionë, ndërsa nga likuidimi me shitje të aseteve 43 milionë euro.

Agjencia ka arritur suksese të mëdha edhe me shpërndarje të 20 % për punëtorët dhe deri më tani ka shpërndarë 45 milionë euro për 26 mijë punëtorë.

Këtë muaj pritet të aprovohen edhe 7 listat e mbetura të ndërmarrjeve të privatizuara më parë përsa i përket 20 % që është një lajm shumë i mirë për punëtorët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)