03 Maj 2024

AKB: Reciprociteti ishte i artë për bizneset e Kosovës

Prishtinë, 28 dhjetor - Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve në konferencën për fund vit ka thënë së viti 2011 ka qenë një vit i shoqëruar me disa tronditje ekonomike në mbarë botën ku këto tronditje apo kriza sipas tij janë ndier edhe nga bizneset e Kosovës dhe qytetarët tanë.

"Kur flasim për kriza duhet të përmendim faktin se ajo që ndoshta na ka prekur sadopak edhe ne është kriza e eurozonës, e cila bëri që bizneset e Kosovës të hasin disa vështirësi, tha Shahini.

Sipas tij masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, shpesh kanë qenë adekuate edhe pse disa vendime kanë qenë jo të pëlqyera mirë nga faktori vendor dhe ndërkombëtar. Ai foli  për vendimin e rritjes së pagave dhe pensioneve që u morë në janar.

Ai vendim çoi drejt përplasjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe prishjen e marrëdhënieve për një kohë. Fatmirësisht pajtueshmëria e arritur më pas mes Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së, solli një lloj stabilizimi për Kosovën e njëkohësisht edhe një lajme të mirë për qytetarët e saj të cilët përfituan një rritje page sado modeste ne krahasim me standartet evropiane dhe inflacionin.

“Bisedimet me Serbinë dhe sidomos ngecja e tyre çka solli, vendosjen e masave të reciprocitetit, ishte një periudhë e cila mund të quhet e artë për bizneset e Kosovës, pasi njohën një rritje dhe një hov në prodhim dhe sigurisht kjo solli edhe vende të reja pune dhe më pak kontrabandë”, tha Shahini.

Sipas tij fatkeqësisht këto masa nuk zgjatën shumë dhe gjendja u rikthye pothuajse si më parë. Pasi është për të lavdëruar fakti që më në fund kemi nën kontroll pikat doganore me Serbinë, por ende mbetet shqetësues kontrabandimi i mallrave. Edhe pse KFOR, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, kanë ulur rastet e kontrabandës, ajo vazhdon në rrugë dytësore apo tretësore në veriun e Kosovës.

“Kontrabanda dhe informaliteti ende mbetet një gangrenë që po shkatërron bizneset vendore, por fenomeni i kontrabandës nuk ishte i vetmi për këtë vit që solli problem për biznesin në Kosovë”, tha Agim Shahini.

Fatkeqësisht edhe KEK-së, u kthye në një përçues të problemeve tek bizneset. Sikur të mos mjaftonte fakti që KEK nuk mundej ti furnizonte me energji elektrike bizneset duke ua ndërprerë rrymën me orar dhe pa orar, e duke u shkaktuar humbje të mëdha, kjo korporatë nxjerr edhe një akt vendim.

Një vendim që AKB-ja e konsideroi ngarkesë në kohën e gabuar për vetë faktin se zbatimi i një vendimi të tillë ku kërkohej nga bizneset të paguanin 25% të shumës vjetore të faturuar KESH dhe menjëherë ishte e papranueshme dhe një akt që sillte vetëm dëmtim të madh të ekonomisë dhe bizneseve vendore ketë vendim e hodhi poshtë Autoriteti rregullativ me kërkese te AKB-së.

“Politikat investuese ishin tejet te shtrenjta nga bankat komerciale interesi u soll deri në 18% kurse sektori financiar vlerësohet me profitabili në Kosovë dhe më stabili”, tha kreu i AKB-së.

Sipas tij rrethë 1 miliard euro para të Kosovës mbeten jashtë investimeve në ekonomin vendore sa më shpejt te kthehen në tregu financiar në Kosovë. Politikat tregtare dhe fiskale, ishin të trashëguara nga vitet e mëhershme që ndikuan jo në rritjen e investimeve të dëshiruara, reformat e pakos fiskale të paralajmëruara për 2012 mbetet të vlerësohet. Subvencionet jo të mjaftueshme ishin edhe një vështërësi për agrobiznesin kosovar.

Agim Shahini shtoi se gjatë këtyre 12 muajve ne gjithashtu kemi qenë aktivë në promovimin e mallrave Made in Kosova, duke organizuar panaire dhe Javën tashmë Tradicionale të Biznesit.

Vlen gjithashtu për tu përmendur fakti se hulumtimet e shpeshta të AKB-së, janë marrë si pika reference nga ministritë përkatëse për të iniciuar programe mbështetëse apo reformat e deomosdoshme.

Organizimi i Berëzës së Punësimit ishte një histori suksesi në vete. Gjatë Berzës vlen të theksohet se rreth 1.100 qytetarë të Kosovës kanë gjetur një punë stabile dhe të paguar mirë, në kompanitë tona vendore. Kjo sigurisht vlen si shtysë për AKB-në që Berza e Punësimit të jetë prioritet në agjendën e saj edhe në të ardhmen.

“Në këtë periudhë njëvjeçare AKB-ja ka lobuar në dhjetëra vende të rëndësishme, dhe ky lobim ka sjellë rezultate të pamohueshme dhe të kënaqshme sidomos në eksportin e prodhimeve tona drejt tregut rajonal dhe atij evropian, si rezultat i kësaj rritem eksportin për 2.5milion euro”, tha Shahini.

Ai tregoi se shkëmbimet tregtare kanë njohur rritje, edhe pse kanë pasur mosmarrëveshje me Serbin, Bosnien e deri edhe me Shqipërinë. Mosmarrëveshja e fundit ku Shqipëria me një vendim ka risjellë çmimet e referencës për pataten dhe kuotim të verës ishte një lajm i keq, por që për fat të mirë dhe me vullnetin e mirë të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, u zgjidh si problem dhe nuk e dëmtoi Kosovën aspak.

“Kjo mosmarrëveshje ka qenë bised e zyrtarëve të AKB-së në takimet e fundit që kemi pasur në vizitën zyrtare në Shqipëri, ku kemi marrë përkrahje dhe mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë dhe Komuniteti i Biznesit”, tha kryetari i AKB-së.

Sipas tij duhet përmendur se Kosova këtë vit ka pasur edhe një shans të madh teksa ka kryesuar CEEFTA-n, një ngjarje kjo e shënuar edhe pse nuk u arrit efekti që duhej apo efekti që pritej nga komuniteti i Bizneseve në Kosovë.

“Jo lëvizja e lirë e mallëave dhe qytetarëve, suspendimi i preferencat tregtare nga BE-ja ishin edhe një pengës e rritjes së shkëmbimeve tregtare drejt BE-së dhe me gjerë.

AKB-ja, në forumet ndërkombëtare ekonomike ka luajtur një rol mjaft pozitiv dhe ndonjëherë edhe imponues për tu dhënë mundësi investitorëve të huaj të njohin më mirë Kosovën dhe përfitimet që ata kanë nëse investojnë në Kosovë”, tha Shahini.

Ai tregoi se në tri forumet ndërkombëtare ekonomike e biznesor të mbajtur njëri në Lublan me 35 shtete, ai në Tiranë me 4 shtete e në Maqedoni mes 5 shteteve, Kosova pothuajse dominoi dhe prezantoi resurset dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik nën moton “Kosova Shtet i Artë”. Këto arritje i na bën ta presim me kënaqësi forumin e ardhshëm ekonomik që do të mbahet në Kosovë.

Kryetari i AKB-së tha se viti 2011 ishte një vit plot sfida, dhe për hir të së vërtetës duhet të përmendim që Kosova u testua nga shumë agjensione të ndryshme ndërkombëtare si BB-së, bërja e biznesit në Kosovë ku u kritikuan dy nivelet qeverisëse ai lokal dhe qendror, por hiq më mirë nuk pasqyroj as raporti i progresit për munges të zbatimit të ligjit, mungesa e reformave dhe korrupsioni.

Shteti i Kosovës, kaloj edhe nëpër disa sfida e sidomos ekonomike ku nuk arriti të dilte i fituar. I referohem këtu procesit të privatizimit që është duke ecur me hapa tepër të ngadaltë e asete shoqërore po shkatërrohen , PTK apo KEK mbeten ende të pa privatizuar dhe mbeten pika të kritikuara nga shoqëria publike, por edhe nga ndërkombëtare për zvarritje në këtë proces.

“Veriu i Kosovës dhe barrikadat po dërgojnë mesazh të keq për investitorët e huaj dhe po e zbehin imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. AKB-ja, është e gatshme tashmë për sfidat e reja në vitin 2012”, tha Shahini.

Ai shpreson që të gjitha institucionet e Kosovës, qoftë ato ekonomike dhe ato politike, të punojnë me të njëjtin ritëm sikur ne dhe me të njëjtin pasion dhe angazhim, në mënyrë që 2012 të jetë një vit i begatë ekonomik e jo i deklaratave sterile. Kurse për vitin 2012 AKB-ja do të realizoj rreth 25 projekte të dobishme për zhvillimin e ekonomisë Kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)