80 për qind e grave janë joaktive në tregun e punës

Prishtinë, 4 tetor - Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), organizon sot shënimin e ditës ‘Gratë bashkëmoshatare për zhvillim’.
Fjalimet hapëse do të mbahen nga Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv D4D, znj. Miranda Jolicoeur, zëvendësdrejtoreshë, Zyra për Demokraci dhe Qeverisje - USAID dhe znj. Linda Shala, Zëvendëskryetare e Odës Ekonomike të Grave – G7. 
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit ‘Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në treg të punës’. 
Të dhënat e fundit në Kosovë flasin se rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri. 
Aktiviteti ka për qëllim që grave të reja t’u ofrohet mundësia  të njihen për së afërmi me përvojën e grave të suksesshme në fusha të prodhmitarisë, ofrimit të shërbimeve dhe ndërmarrësisë. Kjo mëton të shërbejë si mënyrë për t’i motivuar gratë e reja  për t’u aktivizuar në  tregun e punës. 
Panelet e diskutimit dhe të rrjetëzimit do të kenë përfaqësuese gra të suksesshme nga sfera e prodhimtarisë, shërbimeve dhe ndërmarrësve të reja, duke përfshirë:  Syzana Aliu, Magic Ice; Besa Berisha, Univerzum Audit; Melita Ymeraga, Melita&Partners; Donjeta Sahatçiu, Rrota; Gëzime Rexhepi - Çollaku, Bardha; Venera Biçaku, Jetë o Jetë; Annea Hapçiu, KosovaLive360 dhe Zana Idrizi, Girls Coding Kosova. 















