29 Mars 2024

8 komuna hapin qendrat e regjistrimit të bizneseve

Prishtinë, 18 maj - So  është nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, për hapjen e qendrave komunale të biznesit të njohura si "one stop shop", në mes Agjencise për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), dhe përfaqësuesve të tetë komunave të Kosovës: Podujevës, Mitrovicës, Istogut, Gjilanit, Gjakovës, Shtërpcës, Dragashit dhe Suharekës, ku bizneseve do t’u mundësohet kryerja e të gjitha procedurave të regjistrimit nëpër këto qendra.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku me këtë rast ka thënë së përkundër asaj që regjistrimi i biznesit është më i avancuari dhe më i shpejti në rajon, ne po bëjmë hapat e mëtutjeshëm në ofrimin e këtij shërbimi edhe më afër qytetarit, gjegjësisht biznesit.

Zharku ka thënë po ashtu se me këtë rast se edhe pse në Kosovë procedurat e regjistrimit të bizneseve janë të avancuara, ato duhet të avancohen edhe më shumë.

 “Përkundër asaj që regjistrimi i biznesit është më i avancuari dhe më i shpejti në rajon, ne po bëjmë hapat e mëtutjeshëm në ofrimin e këtij shërbimi edhe më afër qytetarit, gjegjësisht biznesit. Aktiviteti sotëm i MTI-së konfirmon orientimin e Qeverisë së Kosovës që të adresojë dhe të zgjidh çdo sfidë që mund të identifikohet me çdo segment të ekonomisë dhe të shndërrojë atë në mundësi për të avancuar biznesin”, ka theksuar ministri Zharku.

Ai ka shtuar se themelimi i qendrave komunale të biznesit të njohura si “On stop shope” do të mundësojë jo vetëm regjistrimin e biznesit, por në fazat e mëvonshme do të ofrojë një pako të madhe shërbimesh tjera për fillimin e biznesit, duke filluar që nga sigurimi i lejeve në komunë e deri te konsulenca e drejtpërdrejt për investime në fusha të ndryshme në komunat përkatëse.

Drejtor i ARBK-së, Mehdi Pllashniku, ka thënë kt\y projekt  përveç që përshpejton procedurën e regjistrimit të bizneseve dhe minimizimin e faktorit kohë, ka edhe anën e vet ekonomike, ku qytetarit të Republikës së Kosovës iu ofrohet shumë për regjistrimin e bizneseve, apo ndryshimin në biznesin ekzistues.

Edhe kryetarët e komunave e kanë mirëpritur këtë projekt. Agim Veliu kryetar i komunës së Podujevës ka thënë se qëllimi i komunës është krijimi i ambienteve më të favorshme për biznesin.

 “Një prej qëllimeve tona është krijimi i ambienteve të volitshme dhe klimës së favorshme për zhvillimin e bizneseve vendore”, ka  deklaruar Veliu.
 Hapja e zyrave nëpër komuna sipas tij do të jetë një ndihmesë e madhe për këtë qëllim, sepse do të krijohen mundësi të mira për hapje të bizneseve të reja, qofshin ato të vogla, të mesme, apo të mëdha, qofshin ato vendore, apo ato me kapital të huaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)