26 Mars 2023

Zvicër: Aeroplani i parë me energji diellore

Cyrih, 7 prill - Aeroplani i parë që furnizohet me energji diellore ka bërë sot fluturimin e parë prej 90 minutash.

Aeroplani zviceran “solar impulse”, motorët e të cilët punojnë ekskluzivisht me energjinë diellore, ka kryer sot një udhëtim të gjatë, pas disa vonesave për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Aeroplani është nisur nga aeroporti ushtarak në qytetin Payern në kantonin Vo, dhe udhëtimi zgjati më shumë se një orë. Ai është ngritur në lartësinë prej 1 000 metra, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, “solar impulse” ka udhëtuar për 400 metra në lartësinë prej një metër.

Aeroplani, 1.6 ton i rëndë, me 63.4 krah të gjatë, ka rreth 4 elektromotorë prej 10 kuaj fuqi, që furnizohen me energji diellore.

“Solar impulse” është paraqitur për herë të parë për publikun në fund të qershorit të vitit 2009. Konstruktorët e tij planifikojnë që deri në vitin 2012 ky aeroplan të kryejë një udhëtim rreth botës, të ndarë në pesë etapa.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)