05 Maj 2025

Zharku dhe Haliti nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 6 shkurt - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e disa projekteve në ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.

 MI-ja do të financojë realizimin e ndërtimit te urës mbi lumin Morava në Viti, afër kompleksit të shkollave të mesme, në vlerë prej 300,000 €, zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Sadovina e Jerlive – Dardani (kyqja në autostradë), në vlerë prej 500,000 €, asfaltimi i rrugës Gërmovë – Goshicë në Viti, në vlerë prej 150,000 €.

Mi po ashtu do të financojë  edhe asfaltimi i rrugës Mogillë – Skifteraj (rruga Cemelit) në Kllokot - Viti, 150,000 € si dhe zgjerimin e rrugës nga Drobeshi deri të rruga e Mogillës në Viti, 150,000 €.

Sipas këtij memorandumi, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Vitisë duhet   të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)