29 Prill 2024

Veshjet hasjane në pullë postare

Prishtinë, 19 tetor - Filatelia e PK PTK sh. a. ka lëshuar në në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Elementet e veshjes të regjionit të Hasit”.

Përmes katër pullave postare dhe bllokut filatelik është synuar prezantimi i një segmenti nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale, duke përfshirë pasqyrimin edhe të historisë e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi.

Republika e Kosovës, në përgjithësi ofron veçori artistike në veshjet popullore. Kësaj radhe fokusi ka qenë në veshjen popullore të Hasit dhe veçanërisht në veshjen e grave me të gjitha karakteristikat e saj, e cila dallohet p‎ër nga laramania e ngjyrave, teknika e endjes, ornamentika e q‎ëndisjeve t‎ë bëra t‎ër‎ësisht me vek dhe me dor‎ë.

Përmes këtij emisioni Filatelia e PK PTK sh. a. jep kontributin vetë në lëmin e ruajtjes dhe kultivimin e traditës, e cila padyshim paraqet trashëgimi të çmuar për brezat e rinj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)