29 Prill 2024

Venezuela duhet t'i paguaj 908 milionë dollarë Exxon Mobil

SHBA, 2 janar - Një panel gjykues ndërkombëtar thotë se korporata me bazë amerikane, Exxon Mobil, duhet të pranojë rreth 908 milionë dollarë, si kompensim nga Venezuela, për nacionalizimin e aseteve të kësaj kompanie, nga qeveria e presidentit socialist, Hugo Çavez.

Exxon Mobil bëri të ditur dje se Oda Ekonomike Ndërkombëtare ka vlerësuar se kompania shtetërore e naftës, Petroleos de Venezuela SA, ka një detyrim kontraktual për korporatën Exxon Mobil.

Sipas kompanisë, çmimi është rreth 908 milionë dollarë. Agjencia e lajmeve AP tregon se bazuar në rregullat e Odës Ekonomike Ndërkombëtare, vendimet e saj janë të detyrueshme.

Ndërkohë zyrtarët e qeverisë së Venezuelës ende nuk kanë dhënë ndonjë koment. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)