03 Maj 2024

Vdes një person në aksident trafiku

Prishtinë, 19 qershor -  Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:40. në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Shtedim, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja vdekjeprurëse, ku ka humbur jetën një person (këmbësor - mashkull 11 vjeç).
 
Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Golf 4 me targa të Republikës së Kosovës dhe një këmbësor.

Si pasoj e këtij aksidenti lëndime të rënda vdekjeprurëse kishte pësuar këmbësori, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF – Podujevë.

Aktualisht hetuesit rajonal të trafikut po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.

Ngasësi i automjetit I.E. (mashkull 22 vjeç) është arrestuar nga policia dhe po mbahet në Qendrën Rajonale të Ndalimit në Prishtinë, përderisa trupi viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)